Kurti pas takimit me Power: Ishim mikpritës të një mike të madhe të Kosovës
Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, ka shprehur vlerësimin e tij për vizitën e administratores së USAID, Samantha Power, në një postim në rrjetin social Facebook. Kurti e cilësoi Power si një mike të rëndësishëm për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e takimit të tyre të sotëm.
Kurti njoftoi se diskutimet kryesore gjatë drekës së punës u fokusuan në igurinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm, por edhe për zhvillimet e fundit në vend, për qeverisjen, themelimin e Fondit Sovran e për Marrëveshjen Bazike arritur në Bruksel, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.