Kurti pas përmbylljes së procesit të regjistrimit: Të dhënat do të ndihmojnë për politika, strategji e vendime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Agjencisë së Statistikave të kosovës pas përfundimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.
Kurti ka deklaruar kjo është një etapë e rëndësishme e vendit.
“Një falënderim të veçantë shkon për ekipin e regjistruesve, tërë stafin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, dhe të gjithë përkrahësve të këtij procesi: është bërë një punë e shkëlqyer, andaj ju lutem, meqenëse kështu e kam shkruar në fjalim, edhe një herë duartrokitje për të gjithë ju!” – u shpreh ai.
Kurti ka thënë se të dhënat e mbledhura do të ndihmojnë për politika, strategji e vendime më të mira.
“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur.” – u shpreh ai.