Kurti: Osmani po orvatet që në mënyrë të sforcuar të bëhet pjesë e bllokur opozitar
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në Interaktiv në KTV, ka goditur ish-Presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ajo po orvatet, që në mënyrë të sforcuar të bëhet pjesë e bllokut opozitar.
“Nuk e di për kë e ka pasur le ta shpjegojë vetë. Unë jam kryeministri që kam kërkuar nga SHBA që Bondsteelin ta bëj bazë të përhershme, është document zyrtar. Unë po tregoj saktë cfarë kam bërë, kam dërgu letër. Është shumë e rëndësishme që të mos shkoj në Amerikë, me sulmu kryeministrin e Kosovës. Blloku opozitar e ka metodë pune tërësisht të pasukseshme me shku me marrë Amerikën për me ia mëshu Albinit, a aq i fortë jam unë a? (A po e bën këtë Osmani) Po duket që po. Ajo është duke u orvatur që në mënyrë të sforcuar të bëhet pjesë e bllokut opozitar.”