Kurti nuk u paraqit në seancën e Kuvendit për energjinë, analisti i ashpër me kryeministrin: Turp është
Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot nuk ka marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tw Kosovws ku bisedohej për energjinë.
Ai ka bërë me dije se sot nuk ka temë më të rëndësishme se të diskutohet për energjinë.
Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se një veprim i tillë tregon papërgjegjësi.
“Qysh more, Albin Kurti, sot nuk shkove në seancën për energji në Kuvendin e Kosovës? A ka ndonjë temë më të rëndësishme në Kosovë sesa kjo që po i varfëron qytetarët vazhdimisht? Kur duhesh me zgjidh problemin e Presidentit, shkon në Spanjë.. Sot për energji, nuk u paraqite në Kuvend fare! Cila është detyra dhe përgjegjësia jote? Me u krekosë që ke shumë vota, por me e lënë kosovarin në mëshirë të fatit ndoshta. Turp është me drejtu këtë vend, por mos me qenë aty ku duhet me i zgjidh problemet dhe hallet e qytetarëve dhe familjeve.. të bizneseve e ekonomisë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Inflacioni dhe rritja e çmimeve janë brenga kryesore e publikut në Kosovë. E energjia, keqmenaxhimi i saj, mungesa e investimeve në kapacitete të reja, korrupsioni e skandalet.. janë burimi kryesor i rritjes së çmimeve. Nuk duhet me u fsheh e mungu kur fliten këto tema shumë serioze! Nga krizat në energji Kosova po vuan kronikisht, jo vetëm nga inflacionit i lartë që të ka shku deri në 42% në disa produkte/shëribime mars 2026... por edhe nga rritja e numrit të familjeve dhe qytetarëve që po jetojnë në varfëri apo me vetëm 5 euro në ditë. Në 7 miliardë nga 2.8 miliardë të ka eksplodu importi i mallrave, sepse bizneset dhe prodhuesit vendorë u sulmuan dhe ndëshkuan me enegji pesë herë më të lartë” ka shkruar ai.