Kurti nuk tregon se çka e nervozi dje presidentja: Ka folur Përparim Kryeziu - NACIONALE

Kurti nuk tregon se çka e nervozi dje presidentja: Ka folur Përparim Kryeziu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka treguar se çka ka biseduar dje me presidenten Vjosa Osmani, ku i pari i qeverisës shihej tejet i nervozuar gjatë diskutimit.

Shefi i qeverisë sot është pyetur për këtë çështje, por nuk ka dhënë ndonjë detaj.

Kurti ka thënë se për këtë çështje ka folur dje zëdhënësi i Qeverisë.

S’ka të bëjë më atë, ka folur Përparim Kryeziu pse është”, ka thënë Kurti.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Rama, përmes një statusi në “Facebook” ka treguar se diskutimi i presidentes me kryeministrin kishte të bënte me një diskutim të Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin “Drejtësi dhe Punësim”, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese. Kur pas Kryeministrit e mori fjalën Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023. Në atë xhirim shihet Kryeministri Kurti duke i folur Presidentes Osmani për Avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme