Kurti nuk prononcohet për këshilltarët e Scholz dhe Macron që vijnë nesër: Është e rëndësishmë të flasim për shkolla - NACIONALE

Kurti nuk prononcohet për këshilltarët e Scholz dhe Macron që vijnë nesër: Është e rëndësishmë të flasim për shkolla

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të premten në Kosovë do të vijnë dy këshilltarët e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe të presidentit francez Macron, në Prishtinë.

Për këtë, Kurti ka refuzuar të flasë pranë gazetarëve, duke thënë se njëherë është e rëndësishme të flasin për shkolla, pasi që kjo temë ka kohë tjetër.

“Më falni, besoj që është shumë e rëndësishme të flasim për shkolla. Shkollat janë shumë të rëndësishme. Emisarët së bashku e të gjitha këto kanë vende të tjera, kohë të tjera. Unë prej këtu shkoj në Prishtinë. Sot e kemi inaugurimin e shkollës. Urime të gjithëve”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme