“Kurti nuk lëshon pe, Kurti lëshoi pe”: Ec e bjeri në fije Shkëlzen Gashit
Njihet si analisti me vrazhdësinë më të madhe në mbrojtje të kursit politik të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në pjesën veriore të vendit (dhe po thuajse gjithçka tjetër në këtë drejtim), por në një vëzhgim të kujdesshëm të argumenteve të tij del të jashtë krejtësisht i ndarë edhe në atë çka mendon. Gazetari në Albanian Post, Lirim Mehmetaj, ka ndarë dy fragmente të Gashit gjatë një debati në Presssing të T7, që thuajse në mënyrë komike, shpërfaqin natyrën e analizës së tij. Në njërën anë ngulë këmbë e thotë se “Kurti nuk lëshon pe” pastaj thotë se “Kurti lëshoi pe”.