Kurti nuk i ndal udhëtimet, tash shkon në Estoni
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohëve të fundit po ka goxha udhëtime.
Pas Francës, Austrisë e Gjermanisë, Kurti do të udhëtojë drejt Estonisë. Kështu ka njoftuar Qeveria e Kosovës.
Sipas njoftimit, Kurti të premten do të pritet në takim nga homologia e tij nga Estonia, Kaja Kallas.
Përveç takimit me kryeministren estoneze, ai do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë shtetërorë.
Arsyet e vizitës nuk dihen. Në anën tjetër, ministrat e Kurtit kanë pretenduar se kanë anuluar vizitat në Amerikë, shkaku i gjendjes së tensionuar politike.
