Kurti njofton se është hapur një vend pune në FKEE - NACIONALE

Kurti njofton se është hapur një vend pune në FKEE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për hapjen e konkursit për pozitën e Arkitekt/Inxhinier për Rajonin e Mitrovicës në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).

Kurti ka ftuar të gjithë profesionistët që të konsiderojnë këtë mundësi.

Shkrimi i tij:

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka hapur konkurs publik për pozitën Arkitekt/Inxhinier për Rajonin e Mitrovicës, për të siguruar qasje të të gjithë qytetarëve në masa të efiçiencës.

U bëj ftesë të gjithë profesionistëve që ta konsiderojnë seriozisht këtë mundësi të hapur, e veçanërisht i inkurajoj bashkëqytetarët tanë të komuniteteve joshumicë që të aplikojnë në rekrutimi@fkee-rks.net deri më 21 qershor.

Për më shumë detaje në lidhje me thirrjen, kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar, ju ftoj ta vizitoni vjegëzën në vijim: https://fkee-rks.net/.../konkursi-per-arkitekt.../...

Lajme të ngjashme