Kurti ngushëllon familjen Ferati për vdekjen e Triumfit: Jemi bashkë në këto çaste të rënda - NACIONALE

Kurti ngushëllon familjen Ferati për vdekjen e Triumfit: Jemi bashkë në këto çaste të rënda

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka ngushëlluar familjen Ferati, për vdekjen e Triumf Feratit, djali i ish-kryetarit të Istogut Fadil Ferati e vëllai i Kryetarit aktual Ilir Ferati.

Kurti është shprehur i pikëlluar dhe i tronditur me humbjen e Triumfit.

Kujtojmë se trupi i tij u gjetë pa shenja jete pranë varrit të babait të tij.

E plotë:

Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për humbjen e Triumf Feratit.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të.

Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët.

Shpirti i Triumfit pushoftë në paqe!

Lajme të ngjashme