Kurti nga veriu i Mitrovicës: Koha para qeverisë tonë nuk ka qenë normale
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, duke qëndruar në veri të Mitrovicës në përurim të një objekti të Administratës Tatimore të Kosovës tha se në veri të vendit para qeverisë së tij “koha...nuk ka qenë normale.”
Kurti tha se institucionet e vendit punojnë për të gjithë qytetar “pa dallim” dhe se ai as a i vet “nuk jam mbi ligjin.”.
“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet. Kjo sepse ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prek.
Mirëpo e bashkon shoqërinë me bashkim dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit: policia e Kosovës, e tani edhe administrate tatimore nuk u shërben të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, deklaroi Kurti.