Kurti nga selia e BIK-ut: Kjo festë na e kujton rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë
Festa e Kurban Buajramin kujton rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë.
Kështu ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.
“E falënderoj nga zemra myftiun e bashkësisë islame të Kosoves,Naim Tërnaven për këtë mikëpritje të ngrohtë, ua uroj edhe njëherë Kurban Bajramin edhe kolegëve të tij e të gjithë besimtarëve, qytetarëve të vendit tonë shqiptarëve kudo që janë. Kjo festë na e rikujton edhe rëndësinë e sakrificës mbi të gjitha rëndesinë e gadishmerisë. Kurban Bajrami është festë të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërt, miqët, fqinjët e gjithashtu edhe me ata që janë të varfer e nevojtarë, e paralelisht me këtë ndajmë edhe kohë e dashuri”, ka thënë Kurti.