Kurti nga Parada e Krenarisë: Disa njerëz janë më ndryshe, por të gjithë jemi njerëz
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot pjesë në Paradën e Krenarisë.
Prej atje, ai ka thënë se ka marrë pjesë pasi shteti i Kosovës nuk përjashton asnjë njeri.
Ai ka thënë se “dikush mund të jetë më ndryshe apo shumë më ndryshe, por të gjithë jemi njerëz’.
“Kjo paradë e afirmon diversitetin dhe e kundërshton stigmatizimin. Nëse besojmë në të drejtat e njeriut, duhet t’i flakim paragjykimet. Disa njerëz janë më ndryshe, disa njerëz shumë më ndryshe, por që të gjithë jemi njerëz, dhe duhet të jemi të barabartë. Pikërisht kjo, na e mundëson bashkimin, e pamundëson përjashtimin…prandaj, mora pjesë në këtë paradë, sepse shteti ynë është republikë demokratike që s’e përjashton asnjë njeri, dhe garanton barazi për të gjithë, secilën e secilin.” – ka thënë ai.