Më i madhi: Albin Kurti nis prezantimin e buxhetit nëpër komuna - NACIONALE

Më i madhi: Albin Kurti nis prezantimin e buxhetit nëpër komuna

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do fillojë takime me qytetarët e komunave të Kosovës për të prezantuar buxhetin për vitin 2023.

Në këto prezantim do të marrë pjesë edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Bashkë me Kurtin sipas njoftimit të Qeverisë, janë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Prezantimi i parë i buxhetit do të bëhet në komunën e Prizrenit nesër me fillim nga ora 15:00, në sallën Dokukino.

Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, njëherit buxheti më i madh në histori të vendit. Nesër jemi në Prizren, në orën 15:00, në sallën Dokukino.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Qeveria ka thanë se buxheti për vitin 2023 është më i madhi në histori të vendit.

Lajme të ngjashme