Kurti nervozohet me pyetjen e gazetarit, tek sa ia bëri “urën-urës” në Mitrovicë: Pse këto, a din... - NACIONALE

Kurti nervozohet me pyetjen e gazetarit, tek sa ia bëri “urën-urës” në Mitrovicë: Pse këto, a din...

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, që kishte deklaruar se do ta hap Urën e Ibrit, e se kësaj ure nuk i duhen ura të tjera, por lumit ibër i duhet kjo urë, ka hedhur gurthemelin e dy urave në Mitrovicë. Pra, qeveria e tij duket se do t’ia bëjë urën-urës. Tek sa gazetarët pyetën Ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu se kur do të përfundojnë këto ura, e që i njejti tha se me gjasë në vjeshtë, Kurti u nervozua.

Para zgjedhjeve lokale?”, ishte pyetja e një gazetari.

Aliu pranoi se “mbase po”, e këtu Kurti ndërhyri.

S’jemi për çështje të zgjedhjeve këtu. Pse këto…?”. – u shpreh ai.

Ai tërë kohën iu përzi në fjalë Ministrit Aliu, duke mos e lënë atë ta thotë fjalën e tij.

Lajme të ngjashme