Kurti: Nënshkrimi i marrëveshjes është shenjë e dedikimit dhe punës sonë - NACIONALE

Kurti: Nënshkrimi i marrëveshjes është shenjë e dedikimit dhe punës sonë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

Mes të tjerash, ai tha se sot është një ditë historike dhe kjo tregon se sa e madhe është lidhja mes dy vendeve.

Tutje, i pari i ekzekutivit kosovar ka thënë se kjo marrëveshje tregon se qeveria që ai drejton po punon maksimalisht për të siguruar energjinë.

Më poshtë edhe fjalimi i tij.

Sot është një ditë historike për Kosovën dhe ShBA-në për shkak se kjo tregon sa e madhe është lidhja jonë, është vulë për përpjekjet e Kosovës për energji të pastër.

Që nga fillimi i qeverisjes tonë, MCC është bërë partneri ynë më i madh, ka dhënë projektet më të mëdha, dhe ka siguruar që çdo cent po shkon aty ku i sjellë dobi qytetarëve të Kosovës.

Ne kemi punuar bashkë për projekte të mëdha, për energji, ne gjithashtu qëndrojmë bashkë për vlerat demokratike për faktorët në këtë gjendje që jemi, duke përmendur agresionin rus.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje tregon një moment të vështirë kur Kosova po përballet me problem të energjisë... ne po punojmë shumë që t’u japim të rinjve aftësi punuese, këto janë prioritete për punën tonë.

Ky kompakt është esencial që të arrihen këto. Në po punojmë shumë për sigurimin e energjisë, dhe në të njëjtën kohë, jemi sot këtu në këtë ceremoni, për shkak të lidershipit të mrekullueshëm të Albright dhe ministres Rizvanolli, për ta nënshkruar këtë marrëveshje.

Jemi sot këtu në këtë ceremoni, për shkak të lidershipit të mrekullueshëm të Albright dhe ministres Rizvanolli, për ta nënshkruar këtë marrëveshje.

Nënshkrimi i marrëveshjes është shenjë e dedikimit dhe punës sonë. Marrëveshja që po e nënshkruajmë ne, do t’i propozohet Kuvendit për votim.

Lajme të ngjashme