Kurti në vitin 2019: Ne kuptojmë thellësisht gjendjen e vështirë të mësuesve - NACIONALE

Kurti në vitin 2019: Ne kuptojmë thellësisht gjendjen e vështirë të mësuesve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka publikuar një video të Albin Kurtit, i cili shprehte ndjeshmëri për gjendjen e rendë të mësimdhënëseve dhe punonjësve të administratës.

Në këtë video, Kurti thotë se e kupton thellësisht gjendjen e vështirë të mësuesve, të cilët sot po i kundërshton fuqishëm.

Varfëria e jonë po shndërrohet në greva. Ne kuptojmë thellësisht gjendjen e vështirë të atyre që punojnë në administratë publike e sidomos të mjekëve dhe mësuesve”, ka thënë Kurti.

Krasniqi tregon se kjo video është realizuar në vitin 2019, kur sindikatat paralajmëronin hyrjen në grevë.

Aktivisti i PSD-së ka deklaruar se kryeministri Kurti e kuptonte gjendjen e tyre sa ishte në opozita, por jo tash kur rritja e inflacionit ka renduar gjendjen e këtyre kategorive.

Lajme të ngjashme