Kurti në Forumin e Vjenës vazhdon të flas për rritjen ekonomike në Kosovë - NACIONALE

Kurti në Forumin e Vjenës vazhdon të flas për rritjen ekonomike në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në Diskutimin në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës është në rritje prej 10.7 për qind e cila sipas tij është rritja më e madhe në rajon dhe ishte është rritja më e madhe ekonomike e Kosovës që nga paslufta.

Tutje ai ka thënë se ka rritje prej 4 për qind të GDP-së dhe 87 për qind të investimeve strategjike.

Rritja ekonomike e Kosovës, është 10.7 %, e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga pas lufta e Kosovës, po ashtu kemi pasur rritje të GDP-së me 4 %. Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë, për çka është me rëndësi demokracia jonë është duke i forcuar. Shumë është bërë, por edhe shumë do të bëhët”, është shprehur Kurti në Forum.

Tutje Kurti ka thënë se duan që ta ndalojnë ndikimin e inflacionit ku përmendi subvencionimet që ka bërë.

Kemi rritur pasurinë shoqërore për 11 për qind, kurse për personat me aftësi të kufizuara diku rreth 33 për qind. Kemi bërë pako për ata që kursejnë energjinë elektrike, le të themi një shtëpi që kursen 100 kW/h në krahasim me vitin e kaluar, ne japim subvencion 200 kW/h dhe kemi bërë njërin nga sistemet e pagesës, një për pensionistët, studentët, poashtu edhe për sektorin publik kurse në atë privat e kemi bërë një subvencion prej 50 për qind”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se e kanë mbajtur premtimin për studentët të cilët nuk kanë nëvojë të paguajnë edukimin e tyre në fakultetet publike.

Lajme të ngjashme