“Kurti në lojë të tij, jo të Kosovës”, thotë Haziri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e përkufizon krejt qasjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialogun e lehtësuar të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë “si lojë të tij, por jo të Kosovës”
“U degradu në një zgjidhje përkoshme në proces të kushtëzuar dhe me veprime të njëanshme dhe ‘ulme terroriste kundër vendit tonë sic ndodhi me 24 shtator.Vazhdimi deri në janar (i mandatit t Lajçakut) lidhet me mandatin dhe betimin e Presidentit amerikan. Ka pas dhe kemi një koordinim të jashtëzakonshem mes SHBA dhe BE, ku meritor është z.Lajcak dhe Eskobar, e mbi të gjitha tani njeriu kryesor O’Brain, ndihmes sekretari amerikan. Misioni vazhdon! Deri në janar 2025 nuk ka amnesti, por saçi mbi Kosoven do të nxehet. Kurti po bënë lojen e tij por jo të Kosoves!” ka thënë Haziri për Gazetën Blic.