Kurti në Llap, Bulliqi ia bën qejfin shefit: Ka lëvizje pozitive për fillimin e mësimit
Kryeministri Albin Kurti, po qëndron në Podujevë, e ku ka vizituar shkollën “Enver Maloku”.
Ai atje ka ripërsëritur frazën e tij tashmë të njohur se “shkolla është vendi ku nxënësit duhet të mësojnë”.
“Shkolla është vendi ku nxënësit duhet të mësojnë e jo të jenë dyert e mbullura e klasat e zbrazura”, ka thnë Kurti.
Ndërsa, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar para shefit të tij të partisë, se ka indikacione që mësimi do të fillojë.
Kujtojm që katër komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë dalur kundër grevës.