Kurti në Gjermani, do ta shikojë ndeshjen Kroaci-Shqipëri - NACIONALE

Kurti në Gjermani, do ta shikojë ndeshjen Kroaci-Shqipëri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë në Gjermani. Ai po qëndron në qytetin e Hamburgut.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti përveç takimeve që pritet t’i ketë, ai do të shikojë edhe ndeshjen Shqipëri-Kroaci në kuadër të EURO2024.

Vizitën në portin e Hamburgut për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në port, kryeministri do ta bëjë së bashku me përfaqësuesin Special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, për të vazhduar më pas edhe në stadiumin e Hamburgut në mbështetje të kombëtares shqiptare sot në përballje me Kroacinë, në kuadër të EURO2024.” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Lajme të ngjashme