Kurti në Estoni, e bën një postim të veçantë për të treguar se u ftua në një drekë - NACIONALE

Kurti në Estoni, e bën një postim të veçantë për të treguar se u ftua në një drekë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Estoni, ku mori pjesë në Samitin e Partneritetit për Qeveri të Hapur.

Në një postim në Facebook, ai ka treguar shkurt se është ftuar në drekë nga Ministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi, Margus Tsahkna.

“Pas punimeve të Samitit të Partneritetit për Qeveri të Hapur, jam ftuar në drekë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, z. Margus Tsahkna.” – ka shkruar ai.

Nuk dihet se cila është pjesa tjetër e agjendës së Kurtit në këtë vizitë, por një deputete e partisë së tij, paralajmëroi një takim edhe me Departmanetin e Shtetit amerikan.

Lajme të ngjashme