Kurti në Berlin takohet me Lajçak e Borrell: Diskutuam për Marrëveshjen Kornizë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Berlin ku po mbahet Samiti bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Kurti ka njoftuar se është takuar me Joseph Borrell e Miroslav Lajçak, me të cilët ka thënë se diskutuan për Marrëveshjen Kornizë.
“Përpara Samitit të sotëm vjetor të Procesit të Berlinit, u takova me Joseph Borrell e MiroslavLajcak për të diskutuar Marrëveshjen Kornizë të përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera. Plaçkitja dhe djegia e veturave në veri të Kosovës është krim dhe duhet dënuar nga të gjithë”, ka shkruar Kurti.
Në Samitin e Berlinit, Kurti pritet ta përfaqësojë qëndrimin e Kosovës për dokumentin franko-gjerman.
Ahead of today's annual Berlin Process Summit I met w/ HR/VP @JosepBorrellF & SR @MiroslavLajcak to discuss the Framework Agreement centered on mutual recognition & other issues. The looting & burning of cars in the north of Kosova is a crime and must be condemned by all. pic.twitter.com/DZ913qXKmU
— Albin Kurti (@albinkurti) November 3, 2022