Kurti në Berlin takohet edhe me kryeministrin e Spanjës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar disa takime mbrëmë gjatë qëndrimit në Berlin.
Në mesin e fotografive që Kurti ka publikuar në rrjete sociale, shihet se është takuar edhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.
Kreu i ekzekutivit të vendit është takuar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, deputetë, ministra e liderë të partive socialdemokrate.
“Stefan Löfven i urova pozitën e re si President i PES, kurse e falënderova Sergei Stanischeë për kontributin e tij si President i deritanishëm. Faleminderit kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Lars Klingbeil për organizimin e darkës dhe për të na bashkuar e për të shkëmbyer vlerat e vërteta socialdemokrate. Ishte mirë të takoheshim kryeministrin e Spanjës dhe atë të Portugalisë…”, shkruan Kurti në Tëitter.