Kurti në 35-vjetorin e grevës së minatorëve: Ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë - NACIONALE

Kurti në 35-vjetorin e grevës së minatorëve: Ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar minatorët e Trepçës në 30 vjetorin e Grevës së Minatorëve.

Kurti ka mbajtur një fjalim para minatorëve dhe pjesëmarrësve, ku ka thënë se miniatorët u kthyen në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë

Po takohemi sot në ditën e minatorit në ditën e lavdishme në vendin tonë. 20 shkurti i vitit 99’ ishte ditë e madhe e asaj pranvere. Menjëherë pas ditës së pavarësisë, ne nderojmë rrënjët e shtetit tonë. Minatorët porositën qartë se populli jonë nuk heq dorë për të vendosur për veten. Më 20 shkurt të vitit 1999, minatorët u ngujuan për heqjen e autonomisë. Fjala ‘Trepçë’ mori një kuptim të fuqishëm dhe politik, dhe kjo vazhdoi në ditën e fundit. Kështu një komuniteti minatorësh u kthye në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë.” – ka thënë ai, sipas Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Trepça sot po qeveriset mirë.

Në gjendje jo të mirë shëndetësore qëndruan mbyllur nëntokë. Minatorët tanë nuk u dorëzuan para të keqes me vendosmërinë e tyre. U përkulemi në nderim përjetë e mot. Në minierë puna jonë është e rëndë por misioni është i mundshëm. Trepçën sot e mbajmë si pasuri tonën duke i qeverisur mirë dhe duke ua rritur vlerën. Suksesi ynë është i mundshëm bashkë si Qeveri dhe me përkushtimin tuaj.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme