Kurti mund të gjobitet me nga 250 euro për mosparaqitje në prokurori “dhe paraburgim deri në 30 ditë”, thotë avokati
Nesër supozohet të paraqitet në prokurori në cilësi të dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore, kryeministri në mandatin teknik, Albin Kurti.
Por, po qe se refuzon sërish – tashmë kur ka urdhëresë nga gjykata – Kurti mund të dënohet me nga 250 euro gjobë për mosparaqitje e deri edhe me paraburgim në maksimum prej 30 ditësh.
Kështu thotë avokati Xhevdet Smakiqi në një përgjigje për “Periskopi”.
“Ai mund të gjobitet me 250Euro. Kjo mund të përsëritet, pasiqë s’ka limit”.
“Nëse gjyqtari konsideron me bindje se nuk do të paraqitet, mund të aprovojë paraburgim në maksimum prej 30 ditësh”, tha avokati.