Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të akademikut Rexhep Ferri
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të akademikut, piktorit dhe shkrimtarit, Rexhep Ferri, në Prishtinë.
Kurti sot gjatë ditës mori pjesë edhe në ceremoninë komemorative në nderim të jetës dhe veprës së akademikut, Rexhep Ferri.
Rexhep Ferri vdiq në moshën 86 vjeçare, duke lënë prapa një trashëgimi të madhe artistike dhe akademike që do të jetë bazë dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme.
Akademik Ferri i përket gjeneratës së artë të piktorëve kosovarë.
Rexhep Ferri u lind në Kukës më 1937.