Kurti mirëpret zviceranin Nussbaumer: Mërgata është ura që na lidh me Zvicrën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mirëpriti në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, bashkë me delegacionin e udhëhequr nga ai, pjesë e së cilës ishin dy miq të Kosovës, bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cedric Wermuth dhe Marc Jost.
“Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor. Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidh me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tone”, shkruan Kurti.
Kurti falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e vullnetin për lidhje më të forte në mes dy shteteve.