Kurti merr pjesë në punimet e një rruge, i thotë operatorit ekonomik të përshpejtojë procesin - NACIONALE

Kurti merr pjesë në punimet e një rruge, i thotë operatorit ekonomik të përshpejtojë procesin

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në fillimin e punimeve të rrugës që lidh Shirokën me Shtërpcë.

Në një njoftim nga zyra e kryeministrit, thuhet se rruga do të jetë e gjatë 1140 metra dhe kostoja do të arrijë në 1 milion euro.

Ai e ka inkurajuar operatorin ekonomik që t’i përshpejtojë punimet.

“Unë falënderoj operatorin ekonomik, e inkurajoj që dinamika e punimeve të jetë e përshpejtuar dhe gjithashtu falënderoj ministrin, ish-ministrin dhe të gjithë banorët e Mushtishtit. Do të vijmë këtu bashkë prapë kur duhet ta bëjmë edhe përurimin.

Tejet e rëndësishme është të lidhet Suhareka me Shtërpcë, për qytetarët, për turizmin, për bizneset. Dhe në këtë mënyrë krijojmë kushte më të mira edhe për bashkatdhetarët tanë, të cilët siç e dini kur vijnë në Kosovë dëshirojnë që t’i vizitojnë pjesët më të bukura të vendit tonë, e unë besoj që bjeshka e Mushtishtit e deri te Brezovica është një brez i tillë i bukurive të rralla natyrore e me potencial të madh për turizëm natyror e turizëm kulturor”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme