Kurti me urim: Shqipëria kalon, festë e madhe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kombëtaren e Shqipërisë pasi u kualifikua për Euro 2024.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo është festë e madhe.
Ai ka uruar lojëtarët për këtë fitore.
Postimi i plotë:
Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!