Kurti me thirrje për serbët e Kosovës: Raprtoni sjelljet e dyshimta dhe ruani qetësinë - NACIONALE

Kurti me thirrje për serbët e Kosovës: Raprtoni sjelljet e dyshimta dhe ruani qetësinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në hapjen e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku ka paralajmëruar për sulme të tjera të mundshme.

Këto sulme, sipas Kurtin, kanë për qëllim fajësimin e Policisë së Kosovës.

“Institucionet e sigurisë së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme nga grupet e strukturave të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës.” – deklaroi Kurti.

Pas këtij paralajmërimi, Kurti iu bëri thirrje serbëve të Kosovës që të jenë të vetëpërmbajtur nga aktet e dhunës dashakeqe.

“Andaj, ju bëjë thirrje serbëve që ditëve të fundit të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga cytjet dhe aktet e dhunës dashakeqe. Në Kosovë, jemi të gjithë të barabartë sepse shteti është ligjor dhe demokratik. Nuk ka komunitete të padëshiruara. Të raportoni sjelljen e dyshimta në komunitetet tuaja, t’i përcjellni njoftimet e institucioneve, të ruani qetësinë në çdo situatë dhe të mos bini pre e dezinformatave.” - shtoi Kurti.

Lajme të ngjashme