Kurti me shumë truproja shfaqet në Leposaviq, ec nëpër qytet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Komunën e Leposaviqit.
Në një video të “Jepi zë”, Kurti shihet teksa del nga objekti i Komunës së Leposaviqit bashkë me kryetarin Lulzim Hetemi.
Po ashtu, në video shihet edhe Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë.
Ndërsa përreth Kurtit ka disa troproje të njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë së Kosovës.