Kurti me një video-mesazh në gjuhën serbe: Ka një thirrje për serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti u është drejtuar të shtunën me një mesazh në Facebook serbëve të Kosovës, duke i kërkuar besim dhe vullnet, një ditë para se të përfundojë afati që qytetarët në veri të kthejnë targat e tyre ilegale në RKS.
Përmes mesazhit në gjuhën serbe, Kurti thotë se ky veprim nuk duhet të kuptohet ndryshe “përveç si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaja, si nënshtetas të Kosovës”.
“Obligimi i Qeverisë është të mbrojë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese, të cilat janë kërcënuese ndaj të gjithë neve”, ka thënë Kurti.
Kreu i ekzekutivit tutje u shpreh se kërkon nga serbët e Kosovës të kenë besim dhe vullnet për ta kaluar këtë proces dhe të përfundojë regjistrimi.
VIDEO: