Kurti më në fund në Kosovë: Arben Gashi i thotë “Qenke rrezitur”
Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas vizitës së tij në Greqi gjatë verës, që tashmë i është bërë zakon.
E shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjeti rastin ta thumbojë Kurtin duke i thënë “qenke rrezitur”.
Qëndrimi i Kurtit në Greqi ishte kritikuar nga partitë opozitare.
Seancën e sotme e karakterizoi edhe fakti se Glauk Konjufca edhe njëherë i doli kundër partisë së tij nga ulësja e kryetarit të Kuvendit, duke abstenuar në projektligjin që e solli VV-ja në Kuvend.