Kurti me Dalipin e me një këshilltar takojnë drejtorin e ASK-së, e falenderojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me shefin e stafit të tij, Luan Dalipi e këshilltarin Lulëzon Jagxhiu, janë takuar sot me u.d të Drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.
Përmes një komunikate për media, Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti shprehu mirënjohje për ASK-së për procesn e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë.
“Kryeministri falënderoi veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer, komunikimin e vazhdueshëm dhe të hapur, si dhe koordinimin efektiv që kanë udhëhequr këtë nismë drejt realizimit të saj. Falënderim për bashkëpunim të afërt dhe mbështetje të vazhdueshme shprehu edhe z. Kastrati në emër të ASK-së.” – thuhet tutje.
Në fund, zyra e kryeministrit ka njoftuar:
“Të dy shprehën bindjen se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme”.