Kurti me akrobaci fjalësh: Normalizimi duhet të jetë normal, është normal me nënshkrim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish rreth dialogut me Serbinë, draft-statutin e Asociacionit dhe marrëveshjet e panënshkruara me Serbinë.
Në fakt, Kurti bëri një lojë fjalësh, duke thënë se “normalizimi duhet të jetë normal”. Një shprehje e tillë është tautologji, ngase normalizimi përmban në thelb normalen, pra NORMALizim. Madje, sipas fjalorit të gjuhës shqipe, normalizimi është rrjedhojë e foljes normalizoj, që nënkupton “kthej në gjendje normale”.
“Normalizimi duhet të jetë normal. Normalizimi është normal me nënshkrim” – deklaroi Kurti para gazetarëve sot gjatë ditës, transmeton Nacionale.