Kurti me agjendë të ngjeshur: Në Samitin e Tiranës merr pjesë virtualisht - NACIONALE

Kurti me agjendë të ngjeshur: Në Samitin e Tiranës merr pjesë virtualisht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë virtualisht në Samitin e Tiranës.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu për Express.

Sot në Tiranë pritet të mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme