Kurti mburret me Raportin e Progresit: Meritojmë statusin e vendit kandidat për BE - NACIONALE

Kurti mburret me Raportin e Progresit: Meritojmë statusin e vendit kandidat për BE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pretenduar se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën paraqet “progresin” e vendit, duke e dhënë, sipas tij, se vetëm në dy fusha nuk ka progres, ndërsa në të gjitha të tjerat po.

“Anëtarësimi në BE mbetet synimi strategjik i yni dhe gati dy vjet pas aplikimit tonë, është koha që Kosova të vlerësohet në kushte të barabarta për ta marrë statusin e kandidatit, të cilin e meritojmë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Pranuam sot Raportin e Vendit për vitin 2024 të Komisionit Evropian.

Në asnjë fushë të vlerësuar nga kriteret themelore dhe EU Acquis nuk ka regres. Vetëm në dy fusha nuk ka progres, e në të gjitha të tjerat, 35 sosh gjithsej, ka progres, ku më shumë e ku më pak. Në 10 prej tyre kemi progres të mirë.

Në tri vitet e fundit, kemi arritur mbi 70% në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane. Jemi vlerësuar pozivisht në përafrimin me politikën e jashtme të BE-së si dhe sukseset në bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë përfaqësimin në CEFTA dhe avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, kjo e fundit tashmë si shtyllë e dytë e Planit të Rritjes.

Raporti thekson angazhimin dhe përparimin tonë të palëkundur në rrugën drejt integrimit në BE, si dhe përafrimin tonë me legjislacionin dhe vlerat Evropiane. I mirëpresim rekomandimet e raportit, adresimi i të cilave është i rëndësishëm për ne, jo vetëm në rrugëtimin drejt përparimit në procesin e e integrimit evropian, por para se gjithash për përparimim e mëtutjeshëm socio-ekonomik të vendit tonë.

Anëtarësimi në BE mbetet synimi strategjik i yni dhe gati dy vjet pas aplikimit tonë, është koha që Kosova të vlerësohet në kushte të barabarta për ta marrë statusin e kandidatit, të cilin e meritojmë.

Lajme të ngjashme