Kurti mburret me punën e qeverisë në Mbrojtje, thotë se “kemi ushtri më të fortë” - NACIONALE

Kurti mburret me punën e qeverisë në Mbrojtje, thotë se “kemi ushtri më të fortë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti pretendoi një sërë përparimesh në fushën e mbrojtjes dhe forcimit të ushtrisë së Kosovës gjatë qeverisjes së tij. Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti përmend rritjen e buxhetit për ushtrinë, investimet në armatim dhe rritjen e personelit ushtarak si disa nga arritjet kryesore.

Sipas tij, ushtria e Kosovës tani është më e përgatitur se kurrë më parë, duke u financuar me një buxhet më të madh dhe duke përfituar nga investime në pajisje ushtarake moderne.

Kurti gjithashtu theksoi rritjen e numrit të ushtarëve në kazerma dhe akomodimin e pajisjeve të reja si dronët luftarakë Bayraktar dhe sistemi raketor anti-tank "Javelin" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar, Kurti nënvizoi angazhimin e ushtrisë së Kosovës në misione të ndryshme përtej kufijve të saj, duke përfshirë trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe pjesëmarrjen në misione të NATO-s si pjesë e operacioneve të mbrojtjes së Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme