Kurti mbledhë ministrat
Kryeministri Albin Kurti, ka ftuar sot në takim kabinetin qeveritar.
Mbledhja e Kurtit me ministrat fillon nga ora 10:00.
Por për çka është thirur kjo mbledhje, ende nuk dihet.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit, më 15 korrik, u miratuan tri vendime.
U mor vendim për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Po ashtu, ishte miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit Bislimit për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian për Programin IPA 2015.
Në mbledhjen e fundit u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian për Programin IPA 2014.