Kurti: Marrëdhënia e Kosovës me Turqinë është historike dhe kulturore - NACIONALE

Kurti: Marrëdhënia e Kosovës me Turqinë është historike dhe kulturore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë qëndrimit në Turqi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një takim me komunitetin e mërgatës “Qendra Kulturore në Zeytinburnu/Zeytinburnu Kültür Merkezi”.

Para të pranishmëve, Kurti deklaroi se marrëdhënia e Kosovës me Turqinë është e "fortë, e gjerë dhe e thellë, marrëdhënie historike dhe kulturore."

“Ne dëshirojmë, që marrëdhëniet e shkëlqyera që i kemi me Republikën e Turqisë, t’i avancojmë edhe më tej në bashkëpunim sidomos në dy fusha: në ekonomi e tregti në njërën anë dhe në mbrojtje e siguri në anën tjetër”, citohet të ketë thënë Kurti.

Vizita e kryeministrit Kurti nesër do të pasohet nga pjesëmarrja në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë që paraqet një mundësi për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja.

Lajme të ngjashme