Kurti: Le t'i japim shansin edhe takimeve tjera për të parë se cili është progresi - NACIONALE

Kurti: Le t'i japim shansin edhe takimeve tjera për të parë se cili është progresi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, pas takimit me presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se në fund të ditës nëse do të ketë ndonjë përparim në tejkalimin e ngërçit politik.

I pari i VV-së nuk ka treguar nëse ai ka bërë ndonjë kompromis, por fjalën “përparim” e ka përmendur disa herë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se duhet t'i jepet shansi edhe takimeve tjera për të parë se cili është progresi.

“Diskutuam gjerë e gjatë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës në dritën e Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Afatet po rrjedhin. Në javën e fundit të korrikut duhet që ta konstituojmë legjislaturën e nëntë. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me konsultime të dendura dhe konstruktive dhe gjithashtu me idenë e konsensusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re që i përgjigjet kuvendit të ri të Republikës. Znj. Presidente gjatë ditës do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive tjera politike dhe mbase në fund mund të shohim se a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Le t'i japim shansin edhe takimeve tjera deri në fund për të parë se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme