Kurti lavdërohet sërish në Davos: Të gjithë e ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku ka folur për sukseset e Kosovës.
Në një postim në rrjetin social “X”, Kurti shkroi se të gjithë e ndanë entuziazmin për të arriturat e Kosovës.
“I nderuar të mbaj fjalën hyrëse në Forumin Botëror Ekonomik rreth Kosovës si një histori suksesi në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera… të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Honored to deliver opening remarks @wef about 🇽🇰 as a success story, on a panel on int'l finance moderated by @SaraPantuliano, alongside @David_Cameron @FettahNadia @SongweVera @DMiliband @EspenBarthEide @WorldBank VP Voegele—all of whom share our enthusiasm about 🇽🇰's progress. pic.twitter.com/fI2XmQIZjN
— Albin Kurti (@albinkurti) January 19, 2024