Kurti lavdërohet: Vlera e eksporteve të Kosovës ka arritur në 2.5 miliardë euro - NACIONALE

Kurti lavdërohet: Vlera e eksporteve të Kosovës ka arritur në 2.5 miliardë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Zvicër, ku ka mbajtur një fjalim.

Në fjalimin e tij, Kurti ka theksuar se Kosova ka përparuar shumë gjatë qeverisjes së tij.

Tutje, ai ka theksuar se vlera e eksporteve të Kosovës ka arritur në 2.5 miliardë euro.

“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vite e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vitet e fundit gjithsejtë, vlera e eksporteve të Kosovës, ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vitet e më parëshme”, tha Kurti, raport Express.

Lajme të ngjashme