Kurti lajmërohet nga ShBA: Takimet vazhdojnë, mora pjesë në presidiumin e Internacionales Socialiste - NACIONALE

Kurti lajmërohet nga ShBA: Takimet vazhdojnë, mora pjesë në presidiumin e Internacionales Socialiste

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njoftoi se ka marrë pjesë në një mbledhim të Internacionales Socialiste.

“Takimet vazhdojnë”, përfundoi Kurti.

“Në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, u takuam gjithashtu me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Diskutuam për performacën ekonomike të vendit gjatë qeverisjes sonë, për zbatimin e programeve që kemi me FMN-në dhe për bashkëpunimin në përmbushjen e agjendës së reformave ekonomike, realizimin e investimeve në infrastrukturë dhe energji, përmirësimin e klimës së investimeve dhe avancimin e mjedisit për të bërë biznes. Ajo na uroi për rezultatet dhe suksesin e arritur në qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhimin e borxhit publik, për çka theksoi se Kosova jonë mund të shërbejë si shembull dhe për vendet tjera”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme