Kurti lajmërohet nga Greqia, komentuesit e bëjnë “horë”: “Kosova lesh, e ti me pamje nga deti”; “marre duhet me të ardhë”
Vetëm pas raportimeve në media, kryeministri në detyrë Albin Kurti është lajmëruar nga simpoziumi në Greqi.
Në statusin që ka shkruar rreth edicionit të 28-të të Simpoziumit SYMI në Greqi, Kurti ka marrë dhjetëra komente negative nga ndjekësit e tij në Facebook.
Shumë qytetarë e kanë tallur dhe kritikuar Kurti për këtë pjesëmarrje.
Ata ia kanë rikujtuar shefit të qeverisë krizën me të cilën po përballet Kosova.
“Bravo te koft. Kosova lesh, berrllogi na ka mbulua, ti me pamje ka deti me simpoziume te kllosharve. Marre duhet me te ardh”, ka shkruar një qytetar.
Një tjetër, ia ka rikujtuar Kurtit se është dashur të jetë prezent në samitin e NATO-s në Ankara të Turqisë.
“Ne vend se ne shku ne samitin e natos ne Ankara ti shkon ne greqi e macat te honkshin qysh po mundesh me 16euro me shku bashk me gru mi kalu pushimet jaaaaa”, ka shkruar një tjetër.

