Kurti: Kur ndez një qiri në dhomë, mjedisi ngjan romantik, kur kyçet poçi të gjithë bëhen të dukshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim gjatë një takimi, ku u lëshua projekti “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e minoriteteve dhe gjuhët e minoriteteve në Kosovë”.
Në këtë fjalim, Kurti ka pasur një intereptim interesant.
Kurti foli për qiriun dhe poçin, duke thënë se kur ndezet poçi elektrik “të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë”.
“Kur e ndez një qiri në dhomë, mjedisi ngjan romantik, por aty disa janë më të dukshëm e disa mund të mos duken. Kur kyçet poçi elektrik, që të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë dhe duken bashkë. Të dukshëm për njëri-tjetrin; të dukshëm të gjithë” – tha Kurti, ndër të tjera.