Kurti: Kur Ballkani është evropian, ai është i hapur si duhet e me kënd duhet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar ndikimin që mund të ketë rifuqizimi i procesit të Berlinit në iniciativën rajonale Ballkani i Hapur.
Pas takimit në Berlin, ku vendet e rajonit kanë nënshkruar tri marrëveshje, ai ka thënë se rajoni nuk ka nevojë për alternativa të reja drejt Brukselit, përveç procesit të Berlinit.
“Procesi i Berlinit është mekanizimi i vetëm i vërtetë për anëtarësim në BE. Të gjithë kemi nevojë për Ballkan Evropian dhe demokratik, i cili është i hapur për Brukselin, për Berlinin, Parisin, Londrën, Romen e Uashingtonin, por që natyrisht nuk është i hapur për autokracitë e ndryshme lindore e verilindore”, ka thënë Kurti, në një konferencë për media.
Shefi i ekzekutivit të Kosovës ka thënë se kur Ballkani është evropian ai është edhe i hapur.
“Kur Ballkani është evropian e demokratik , natyrisht se edhe është i haur si duhet e me kënd duhet”, është shprehur Kurti.