Kurti kundër heqjes së akcizës dhe TVSh-së për naftën: “Edhe ShBA po e vuan koston e luftës në Iran”
Kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar propozimet për heqjen e TVSh-së dhe akcizës, duke i cilësuar si të pabazuara ekonomikisht.
“E gjithë nafta që është në Kosovë, importohet […] i marrim komplet kostot e inflacionit nga importi”, deklaroi ai, duke shtuar se masa të tilla mund të favorizojnë “super-profitet”.
Kurti theksoi se rritja e çmimeve lidhet edhe me zhvillimet globale, duke përmendur se “edhe ShBA po e vuan koston e luftës në Iran”.