Kurti kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin, tregon se me ta u vra edhe motra e kryetarit të Leposaviqit - NACIONALE

Kurti kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin, tregon se me ta u vra edhe motra e kryetarit të Leposaviqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar rënien heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar videon e Lladrovcit, ku flet për vdekjen pak kohë para se të vritej.

Kurti ka përmendur se bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin është vrarë Fatime Hetemi, e cila është motra e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

“"Fati im më i madh i jetës". Kështu e kishte quajtur Fehmi Lladrovci vdekjen për lirinë e Kosovës. Me ideale të larta kombëtare, Fehmi Lladrovci, inxhinieri i makinerisë nga Universiteti i Zagrebit, veprimtari i çështjes kombëtare, i burgosuri politik, luftëtari i UÇK-së, ia fali jetën lirisë. Më 22 shtator 1998, pas përballjes disa orëshe me njësi të forcave të armatosura serbe, ai ra dëshmor bashkë me Xhevë Lladrovcin, Shefqet Zekën dhe Fatime Hetemin. Fatimja është motra dëshmore e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Në këtë çerek shekull të rënies heroike, nderojmë kujtimin e të rënëve në Gradinë. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën në rrugën për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Lavdi!”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme